E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos shpikni rrotën, përktheni një Kod Penal evropian!
Lajme

Mos shpikni rrotën, përktheni një Kod Penal evropian!

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por edhe me “u penduar”.

Në rrënjët latine, psh, në frengjisht “peine”do të thotë mundim, ndëshkim, pendim, punë.

Në shqip është ruajtur, mendoj lidhja e vjetër e kuptimeve të fjalëve. Punë, penu, me u penu, penduar.

Në gjuhët latine fjalët u ndanë, u nda puna nga pendimi, nga ndëshkimi. Puna u quajt nga fjalë të tjera.

Lavoro,

Travail

edhe në anglisht:

Work,

kurse shqipja e ruan sepse duke qenë e izoluar mbetet shumë burimore, ruan vjetërsinë e fillimeve

punë, penu, -pendu – penal (ndëshkues)

Izolimi shekullor i jep shqipes forcë vjetërsie, por edhe një lloj entropie linguistike, ku ka fjalë që duke e qenë e njëjta kanë pa fund kuptime të ndryshme.

Përkthyesit evropianë do të hanë dynjanë kur ta përkthejnë.

Kurse këta që përkthejnë ligje, i bëjnë çorap të gjitha në shqip.

Ikni mo bëjeni si mbreti Zog, merrni një kod penal nga ndonjë vend evropian, italian, a gjerman, a belg, a francez, dhe përkthejeni. Të kënaqur do të jemi!

Prisni të shpikni rrotën!

Po ne nuk kemi kulturën fillestare të së drejtës romake, a konceptin e së drejtës të përpunuar më herët nga filozofët e mëdhenj helenikë, juristët tanë s’dinë latinisht, do bëjmë ligje ne?

Merrni një dhe përktheheni. Kaq e thjeshtë është o rob Zoti!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.