E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mosfunksionimi i e-Albanias kthen në kaos bizneset/Bllokohet aktiviteti i tyre
Lajme

Mosfunksionimi i e-Albanias kthen në kaos bizneset/Bllokohet aktiviteti i tyre

Prej ditësh sistemi e-Albania, platforma që operon në shërbime të gjithëanëshme për qytetarët bizneset dhe administratën publike, është jashtë funksioni për shkak të një sulmi kibernetik që ka ardhur nga jashtë. Veprimtaritë janë fokusuar drejt kësaj platforme online mosfunksinimi i saj ka ngdalsuar gjitçka. Biznese të shumta janë ankuar  se ata tashmë nuk mund të realizojnë shumë shërbime.

Shqetësimi kryesor është dorëzimi i bilanceve. 31 korriku është afati i fundit i dorëzimit të bilancit të vitit 2021, që bëhet përmes sistemit të E-Albania. Që prej ditës së shtunë askush nuk është në gjendje të dorëzojë bilancin, por edhe më herët subjektet raportuan që kishin vështirësi në këtë proces. Gjoba për mosdorëzim bilanci është rritur këtë vit në 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte më parë.

Po ashtu edhe qytetarët nuk kryejnë dot procedurat pranë kadastrës lidhur me pronën çka do të thotë aplikime të ndryshme për regjistrim titull pronësie, shitblerje madje nuk merret dot as certifikata e vaksinimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.