Moska hyri me ushtri në Ukrainë/ BE godet politikanët dhe bankat ruse
Ministrat e BE-së kanë rënë dakord njëzëri sanksione të reja kundër Rusisë duke goditur 27 persona dhe subjekte që minojnë integritetin e Ukrainës.
Sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell në një konferencë shtypi, ligjvënësit rusë do të jenë në shënjestër për mbështetjen e njohjes së dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, si dhe bankat që financojnë vendimmarrësit rusë dhe operacionet në ato territore, transmeton BBC.
“Aftësia e shtetit dhe qeverisë ruse për të hyrë në kapitalin e BE-së, tregjet financiare dhe shërbimet do të goditen”
Megjithatë, ai thotë se sanksionet do të jenë vetëm një pjesë e përgjigjes së BE-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



