E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moska po përgatit një pushtim? Alarm “i kuq” për provokimet ruse, rritet frika në Moldavi për planet e Vladimir Putinit
Publik News

Moska po përgatit një pushtim? Alarm “i kuq” për provokimet ruse, rritet frika në Moldavi për planet e Vladimir Putinit

E vendosur mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh, ka pranuar tashmë 400,000 refugjatë ukrainas. Por tani ky shtet është në “alarm të kuq” nga frika se mos pushtohet nga Rusia.

Sulmet “terroriste” me autorë të paidentifikuar së fundmi janë përshkallëzuar në territorin e Transnistria, një rajon me 500,000 banorë që është shkëputur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe është plotësisht i varur nga Moska, e cila mban atje një flotë ushtarake prej 1500 personash.

Presidentja e vendit, Maia Santou, po thërret një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit të saj pasi autoritetet moldave kanë frikë se Rusia ka nisur tashmë – dhe mund të përshkallëzojë – “sulme provokuese”.

Autoretetet moldave besojnë se me këtë mënyrë, Rusia do të mund të mbështetet në një kërkesë nga autoritetet lokale për të rritur sigurinë e tyre kundër “terroristëve”.

Ankthi u rrit pas një sërë shpërthimesh në Transnistria dje dhe sot: Dje, një shpërthim ndodhi në selinë lokale të Ministrisë së Sigurisë Publike të Republikës së shkëputur në kryeqytetin Tiraspol, ndërsa të martën shpërthimet goditën një kullë radioje në një fshat, pranë kufirit me Ukrainën.

1

Këshilli i Sigurimit Transnistrian njoftoi më vonë një “sulm terrorist” në një njësi ushtarake pranë Tiraspol. Vihet re se marrëdhëniet e Kishinaut me Moskën janë të acaruara nga marrja e presidencës nga Maia Santou, e cila konsiderohet pro-evropiane.

Vihet re se gjenerali Rustam Minekaev, Zëvendës komandanti i Forcave Qendrore Ruse, tha se popullsia rusisht-folëse e Moldavisë është një “viktimë e shtypjes”.

Ky pretekst përdoret sistematikisht nga Moska për ndërhyrjet e saj ushtarake. Ai iu referua gjithashtu “mbrojtjes së pakicës ruse” për pushtimin e saj në Ukrainë.

Gjenerali rus tha se Moska po kërkon të pushtojë Ukrainën jugore, e cila kufizohet me Transnistrinë, në mënyrë që të sigurojë akses të drejtpërdrejtë në enklavën separatiste që Moska e mbështet financiarisht dhe ushtarakisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.