Motori përplas gruan pak pasi doli nga marketi, përfundon dhe vetë në spital
Dy persona kanë mbetur të plagosur sot pas një aksidenti pranë stadiumit në Berat.
Një këmbësore dhe drejtuesi i një motorit përfunduan në spital, pasi sipas policisë, motori me shpejtesi mori perpara gruan që po kalonte rrugën tek vijat e bardha.
Gruaja mesohet se ka marre plage te renda. Gjithashtu drejtuesi i motorit, eshte plagosur pasi u përplas me bordurën e rrugës.
43-vjeçarja me inicialet M.Ç., banuese në Berat, sapo kishte dale nga marketi kur ndodhi ngjarja e rende. Ndërkohë policia bën me dije se, drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet J.Sh, 35 vjeç, banues në fshatin Molisht të Beratit, është i ndaluar në spital ku përveçse po merr mjekimin e specializuar do merret në pyetje nga policia për ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



