Mozzik i kthehet keq Loredanës: Të gjithë e dimë pse u ndamë. Mos e përdor…
Mozzik iu është kthyer keq Loredanës pas intervistës së saj ku tha se nuk kishte asnjë arsye për ndarjen mes tyre.
Reperi e quajti ish-bashkëshorten një gënjeshtare, duke thënë se kjo gjë nuk i shkon një nëne dhe është ligësi.
Mozzik u shpreh se Loredana po përdor vajzën e tyre, Hanën për tu viktimizuar, duke shtuar se është ajo që po shpëton nga ngjarjet e fundit ku është përfshirë ndërsa i kërkoi që të mos e përdorë si të vetmen armë.
Duke ju drejtuar ish-bashkëshortes, theksoi se të gjithë e dinë arsyen pse është ndarë nga ajo dhe nuk ishte asnjë nga fjalët e thëna nga Loredana në intervistë.
Reperi shtoi se të dy do ishin bashkë nëse ajo nuk do bënte këtë “lëmsh”. Duke i uruar gjithë të mirat, shtoi se reperja mbetet nëna e vajzës së tij dhe se është hera e fundit që do flasë për këtë temë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



