E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“M’u ul në gjunjë”, Basha: Meta gënjen, s’ia kërkova anulimin e zgjedhjeve
Publik News

“M’u ul në gjunjë”, Basha: Meta gënjen, s’ia kërkova anulimin e zgjedhjeve

Mashtrime i ka quajtur Lulzim Basha deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet.

“Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, duke patur përgjegjësinë si kryetar i demokratëve është përgjegjësia ime të orientoj aksionin te problemet reale të shqiptarëve. Berisha s’është kundërshtari im dhe sdo ishte në këtë pozitë. Ska qenë ndonjëherë dhe nuk është kundërshtari im. Është sebep për ta përdorur pd për interesa personale dhe në dëm të interesave të demokratëve.

Rama padiskutim është kundërshtari i shqipërisë i  të ardhmes europiane. E vërteta e vetme është se Shqipëria është vendi më i korruptuar, i inkriminuar, i  varfër, me nivel të papunësisë.

Skam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç. Është e pamohueshme në pd dhe lsi që futja e metës në mënyrën si u fut në fushatë ishte shkatërrimtare për fushatën e lsi dhe me kosto për pd”, tha ai.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. Sjam zëdhënësi i metës… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.