“Na tregoni cfarë ndodhi”, shqiptarit iu hoq zemra në Barcelonë, Gjonaj i kërkon ndihmë homologut spanjoll
Shqipëria i kërkon zyrtarisht autoriteteve spanjolle të dhëna për shtetasin shqiptar Saimir Sulaj i cili mbërriti në Tiranë pa zemër pasi humbi jetën në një spital të Barcelonës.
Pas kërkesës së prokurorisë për të sjellë prova në lidhje me atë që ka ndodhur në Spanjë, ka qenë edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj që i kërkoi homologut spanjoll, z. Juan Carlos Campo Moreno ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve lidhur me shtetasin Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë në Hospital del Mar të Barcelonës në Spanjë dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë.
Ministri i Drejtësisë i Spanjës, z. Juan Carlos Campo Moreno garantoipër mbështetjen e tij në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike.
Ka qenë familja e të riut ajo që vuri në lëvizje autoritetet pasi shqiptari I vdekur në Spanjë mbërriti në Tiranë pa organin jetësor të zemrës ndërkohë që në dokumentet mjekësore nuk shpjegohej asgjë për heqjen e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



