E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve
Ekonomi

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë nëShqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen e sotme. Sipas njëvëzhgimi të bërë mbrëmjen e sotme, disa nga rrjetet kryesore tëtregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për herë të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve.

Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanënisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve tëforta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësi edhenë tregun shqiptar.

Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregugjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak tëluhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi iTransparencës. Në atë periudhë, çmimet maksimale tëkarburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin nëterren për zbatimin e tyre nga operatorët.

Ndryshe nga ajo periudhë, ulja e mbrëmjes së sotme nuk vjen sirezultat i një vendimmarrjeje administrative, por është reflektuardrejtpërdrejt nga operatorët në pikat e shitjes me pakicë, nëpërputhje me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë një vendimarrje tëqeverisë për rikthimin e funksionimit të Bordit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.