E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Naftëtarët sërish në protestë: Do futemi në grevë urie, Ahmetaj nuk na dha zgjidhje
Lajme

Naftëtarët sërish në protestë: Do futemi në grevë urie, Ahmetaj nuk na dha zgjidhje

Naftëtarët  kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme para prefekturës së Fierit. Ata kërkojnë doemos rikthmin e tyre në punë dhe nuk janë dakort me vendimin e ministrit të Financave Arben Ahmetajt.

“Ne po kërkojmë  vetëm bukën e gojës. Ne jemi papunë , pa bukë, shteti nuk na i jep. Kemi 15 rroga pa marrë. Të vihet sa më shpejt në punë uzina, asgjë tjetër nuk kërkojmë.”, u shpreh për mikrofonin e “Fax News” një nga nafëtarët.

Ndërsa një tjetër ka deklaruar se nuk do t’i ndalin protestat dhe se mund të bëjnë edhe grevë urie.

“Nuk jemi dakort me deklaratën që bëri ministri Ahmetaj, pasi kjo nuk është zgjidhje. Duhet të na japin lekët. Të na japim pagat e prapambetura. Këto janë lojërat e Ramës. Firma  duhet të paguajë detyrimet e prapambetura të punëtorëve. ARMO nuk ka falimentuar, le çfarë thonë. Ne jemi këtu përballë prefektit dhe presim një përgjigje. Do të përshkallëzojmë protestat edhe me grevë urie, duam zgjidhje për këtë hallin tonë. Do të rikthehemi në Tiranë me protesta dhe do të futemi në grevë urie. Nuk jemi dakort me Ahmetajn”, u shpreh një naftëtar tjetër.

Një ditë më parë ministri Arben Ahmetaj iu përgjigj naftëtarëve që të aplikojnë pë statusin e të papunit. (J.V/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.