E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nano  emërohet  pasardhës i Ardi Veliut
Publik News

Nano emërohet pasardhës i Ardi Veliut

Kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën e emërimit të Gledis Nano si Drejtor i ri i Policisë. Nano është propozuar nga Ministri Bledi Çuci dhe kjo kandidaturë është miratuar nga kryeministri Edi Rama.

Vendimi për këtë emërim është pjesë e vendimeve dhe diskutimeve të cilat po zhvillohen në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Kandidatura e zotit Nano ka patur një mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë.

Në muajin Gusht në emër të Qeverisë Amerikane, ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi Gledis Nano, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi.

Motivacioni lidhen me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.

1

Në certifikatë shkruhet:

“Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”.

Gledis Nano,Faleminderit, Ambasador Yuri Kim.

Dhënia e kësaj certifikate është njoftuar vetë ambasada amerikane përmes një mesazhi në Facebook.

“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit” thuhet në njoftim.

I pyetur nga Top Channel si e komentonte këtë vlerësim amerikan për punën e tij dhe Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano tha:

“Ky vlerësim më bën më shumë të motivuar për të rritur më tej shkallën e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe të inteligjencës me partnerët tanë strategjik SHBA. Është një shenjë mirënjohje për rezultatet e punës së gjatë dhe të palodhur të të gjithë stafit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Krah partnerëve të SHBA ndjehemi më të sigurtë për t’iu përgjigjur sfidave dhe fenomeneve të kohës” deklaroi zoti Nano.

Gledis Nano bashkë me kolegun Indrit Doda u dekoruan nga ish ministri Sandër Lleshaj në Dhjetor 2020, me Medaljen e Trimërisë pas futjes në kampin Al Hol dhe Roj të Sirisë ku identifikuan dhe mësa riatdhesuan disa gra e fëmijë shqiptarë.

Në drejtimin e anti terrorit shqiptar Gledis Nano ka udhëhequr shumë operacione të përbashkëta dhe të suksesshme me partnerët ndër vite.

Oficeri i karrierës Gledis Nano hetoi dhe çoi përpara drejtësisë grupin e imamëve udhëhequr nga Bujar Hysa të cilët rekrutonin dhe dërgonin në Siri qytetarë shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.