Nano jep dorëheqjen, Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar!
Ambasadori i Shqipërisë për Zvicrën, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Këtë lajm e ka konfirmuar dhe vetë Nano për median zviceriane LeCanton27.ch.
I kontaktuar nga media ndërkombëtare, analisti Mustafa Nano teksa ka falenderuar të gjithë shqiptarët në Zvicër, ka thënë se kjo dorëheqje është diçka personale. “Kjo dorëheqja e ime eshte dicka e natyres personale…” tha Mustafa Nano.
Tashmë Zvicra ka mbetur pa një ambasador shqiptar ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvëndësojë Mustafa Nanon. Ai u emërua në krye të këtij posti në korrik të vitit të kaluar, i propozuar nga qeveria Rama dhe i emëruar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Bega
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



