NATO do të rrisë numrin e forcave ushtarake në kufirin lindor me Ukrainën, ja ku pritet të vendoset njësitë e reja
NATO pritet të rrisë të enjten numrin e forcave ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës, sipas shefit të aleancës Jens Stoltenberg.
Reuters raporton se aleanca euroatlantike ka rritur ndjeshëm praninë e saj në kufirin lindor, me rreth 40.000 trupa të përhapura nga Balltiku në Detin e Zi dhe po kërkon të vendosë katër njësi të reja luftarake në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.
“Pres që liderët të bien dakord për të forcuar qëndrimin e NATO-s në të gjithë territorin, sidomos në pjesën lindore të aleancës. Në tokë, në ajër dhe në det”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi përpara samitit të NATO-s, që do zhvillohet të enjten në Bruksel.
Grupet shtesë të vijnë në krye të katër njësive ekzistuese luftarake, me një total prej rreth 5.000 trupash, të dislokuara nga NATO në tre shtetet baltike dhe Poloni pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



