Shitja e NBG Bank Shqipëri është pjesë e planit të ristrukturimit të grupit bankar grek, që parashikon shitjen ne aseteve jashtë Greqisë dhe konsolidimin e aktivitetit bankar në tregun helen. Shitja e bankës në Shqipëri pason shitjen e filialit rumun, Banka Romaneasca, te banka hungareze OTP në korrik të vitit të kaluar.

Në Shqipëri, NBG zotëron rreth 40 miliardë lekë asete, për një pjesë tregu rreth 2.8%. Pas blerjes së NBG, Banka Amerikane e Investimeve pritet të dyfishojë vlerën e aktiveve në zotërimin e saj, në rreth 81 miliardë lekë, mbështetur kjo në statistikat e shtatorit 2017. Kjo blerje do ta bëjë ABI Bank bankën e gjashtë më të madhe në tregun shqiptar, me afro 5.65% të aseteve totale të tregut, shumë afër Societe Generale, që mban vendin e pestë, me 5.77%.