E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula
Publik News

Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula

 

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë bërë dedikime prekëse në rrjetet sociale.

Një ndër to është edhe kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.

“Prehu ne Paqe,Turi..

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege,me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve,nese studente apo profesore,nese drejtues apo dekan,ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja,apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.

Lamtumire Turi,prehu ne Paqe te Zotit tani“,- shkruan ai.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-ministra e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Mba doren o zot..!
Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakulteti i Gjuheve te Huaja shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja 

Artur Sula
Lamtumire Shok i dashur!” shkruan Kumbaro

Po ashtu, edhe Universiteti i Tiranës i ka dedikuar një profil, dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, që fatkeqësisht u nda nga jeta para kohe.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë,

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të kolegut, mikut tonë të dashur, babait të dy fëmijëve, Prof.Dr. Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Prof.Dr. Artur Sula ka qenë pedagog i Departamentit të Gjuhës Italiane që prej vitit 1991. Ai ka kryer me devotshmëri funksione të ndryshme, si : Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Italiane, anëtar i Këshillit të Profesorëve, anëtar i Senatit Akademik, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe së fundi, anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës.

Prof.Dr. Artur Sula është dalluar gjithmonë për kontributin e lartë dhe energjinë e tij pozitive e të pashtershme për zhvillimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si edhe në vendimmarrjet e rëndësishme për Universitetin e Tiranës.

Prof.Dr. Artur Sula do t`i mungojë familjes, kolegëve, studentëve e miqëve të tij!

Në këto momente të rënda të dhimbjes e të pikëllimit, i përcjellim ngushëllimet më të thella

familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe e të parakohshme! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Rektori Prof.Dr. Artan Hoxha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.