E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta profesori i shkencave të natyrës Artan Boriçi
Publik News

Ndahet nga jeta profesori i shkencave të natyrës Artan Boriçi

Njoftimin e bën  Rektori i Universitetit Artan Hoxha.

Me hidhërim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të Profesor Artan Boriçi, pedagogë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës.

Prof. Artan Boriçi punoi gati 25 vjet si pedagog në Departamentin e Fizikës të këtij fakulteti. Në vitin 1996 ai mori gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër dhe prej 2010 mbante titullin “Profesor Doktor” dhe në vitin 2020 u bë anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës Shqipërisë.

Prof. Boriçi është i njohur në botën shkencore me teorinë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”, Gjithashtu, Prof. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.

Së bashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar denjësisht mendimin shkencor shqiptar dhe dhënie kontribute të vyera në këto fusha.

Shprehim ngushullimet e sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij për këtë humbje të madhe.

U prefsh në paqe, Profesor Artani!

Rektori
Prof. Dr. Artan Hoxha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.