Ndahet nga jeta publicisti, babai i Ajola Xoxas, homazhet nesër te Akademia e Shkencave
Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa. Ai lindi në Tiranë më 1 maj 1952 dhe ishte djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa.

Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.
Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.
Arben Xoxa pati një familje të qetë dhe shumë të lumtur. Ndërroi jetë ne krahet gruas së tij Valbona dhe vajzës së tij Ajola Xoxa!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



