Ndahet papritur nga jeta në moshën 55 vjeçare aktori i njohur
Është ndarë nga jeta aktori i njohur Philip McKeon në moshën 55 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur një burim pranë aktorit të ndjerë, teksa nëpërmjet një statusi ai ka dhënë lajmin e trishtë të humbjes së mikut të tij.
“Ne jemi të prekur në zemër dhe të shkatërruar për vdekjen e Phil. Sensi i tij i mrekullueshëm i humorit, mirësisë dhe besnikërisë do të mbahet mend nga të gjithë”; shkruhet në status.
McKeon ka disa role të njohura gjatë karrierës së tij, ndërsa filmi që e bëri atë të famshmë në të gjithë botën ishte “Alice”.
Së fundmi aktori nga Teksas mori një shkëputje nga kinematografia, për t’ju dedikuar krejtësisht radios.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



