Ndërkohë që deputetët e rinj betoheshin, mbi Kuvend u valvit banderola “Parlament i Krimit”
Gjatë seancës së sotme plenare janë betuar edhe shtatë deputetë të rinj të opozitës. Ata janë Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së, Lefter Maliqit të PD-së dhe Majlinda Halilajt të PD-së.
Po ashtu në këtë seancë plenare u betuan edhe Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo.
Kurse jashtë godinës së Kuvendit të rinjtë e FRPD-së kanë protestuar. Ata kishin zgjedhur forma të ndryshme për të protestuar.
Ata kanë lëshuar një dron me mbishkrimin “Parlamenti i krimit”. Ky dron ka qëndruar për disa minuta në hyrje të Kuvendit.
Gjithashtu të rinjtë e FRPD-së kanë ngjitur në mure pankarta denigruese për deputetët që pranuan mandatet. Në to shkruhej “Ftesa për dasma”, apo “Ftesa për synetllëqe”. Të rinjtë e FRPD-së dhe simpatizantë të PD-së kanë hedhur shashka në oborrin e Kuvendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



