Ndërtimi i urës familjare, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tropojës
Zyra Islamaj, e cila ka mbajtur përkohësisht detyrën si Kryetare e bashkisë Tropojë, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njofton Publik.al. Po ashtu, i akuzuar nga SPAK është edhe ndërtuesi Rrok Gega.
Çështja hetimore është hapur pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë, ku Zyra Islamaj dyshohet se ka përdorur fondet e bashkisë për interesa personale, përfshirë familjarët e saj që jetojnë në atë zonë. Tenderi për ndërtimin e urës, i hapur nga Bashkia Tropojë, është fituar nga ndërtuesi Rrok Gega.
Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator 2024, pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



