E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndihmës Sekretari i Shtetit viziton Shqipërinë
Lajme

Ndihmës Sekretari i Shtetit viziton Shqipërinë

Gjatë vizitës në Tiranë, më 30 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22 – 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas. /VOA/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.