E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NDODH NË LEZHË, TENTOHET TË FUTET NË BURG CELULAR ME PËLLUMB
Lajme

NDODH NË LEZHË, TENTOHET TË FUTET NË BURG CELULAR ME PËLLUMB

Një aparat celular është tentuar të futet në burgun e Lezhës në një mënyrë jo të zakonshme.

 Mësohet se në IEVP Lezhë është tentuar të futet një celular me pëllumb.

Mbi kurrizin e pëllumbit ishte lidhur një qese e zezë, në të cilën ndodhej celulari. Po shtu brenda në qese kishte një karikues dhe dy karta. Ndërkaq, është ndaluar nga policia e burgut.

Kujtojmë se kjo është një gjetje jo e zakonshme, por e përsëritur disa herë, ku është tentuar të futen celularë dhe drogë me anë të pëllumbave në qelitë e burgut.

Nga ana tjetër Policia e Burgjeve bën me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.