Presidenti Ilir Meta mbështeti sot kombëtaren kuqezi në ndeshjen kundër Bjellorusisë.
Shqipëria fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1. Pjesën e fundit të ndeshjes e ndoqi edhe presidenti Meta që mesa duket nuk arriti që ta ndjekë që nga fillimi.
Përpara se të ngjiste shkallët për të hyrë në stadium Meta u shpreh se shpreson që kuqezinjtë të dalin me fitore.
Në formën e batutës ai tha gjithashtu se kuqezinjtë dhe gratë e Bjellorusisë janë të paparë.
“Është kënaqësi që të jem pranë kuqezinjve, Cikalleshi ka premtuar një gol dje në telefon, ka bërë dy deri tani mos gaboj, shpresoj që të mbyllet me fitore.
Janë të paparë, kuqezinjtë e Shqipërisë edhe gratë e Bjellorusisë (referuar protestave kundër Lukashenkos) janë të paparë, faleminderit”,- tha Meta për “ABC News”.



