E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndreu e Sterkaj/  Kërcënojnë deputetin e PD: Do të hash dajak, rri urtë
Lajme

Ndreu e Sterkaj/ Kërcënojnë deputetin e PD: Do të hash dajak, rri urtë

Dy deputetë socialistë e kanë kërcënuar sot deputetin e PD, Ervin Salianji, në komisionin e Sigurisë. Pyetja që Salianji i drejtoi ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për buxhetin e ushtrisë, nuk i pëlqeu Xhaçkës, së cilës i kanë dalë në krah dy ish-oficerët e lartë të Policisë, Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu.

Ervin Salianji e pyeti ministren Xhaçka: “A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake, që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?!”

Por, përgjigjen pyetjes ia ka kthyer ndryshe, Paulin Stërkaj: Je bilbil mali! Se vetëm për të folur ke ardhur.

Kurse, Pjerin Ndreu, pa mikrofon, iu kthye Salianjit: Mos i provoke të gjithë se do të hash dajak! Ti do rrahur!

Paulin Stërkaj ka vazhduar, duke i kujtuar Salianjit:… Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion!

Pjerin Ndreu nga ana tjetër iu ka kthyer deputetit demokrat: Rri more urtë se je bërë provokator i keq! Rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën?!

Salianji ia ka pritur: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.