E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Itali, familja shqiptare sheh vdekjen me sy
Lajme

Në Itali, familja shqiptare sheh vdekjen me sy

Mediat italiane bëjnë me dije se një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pallat pesëkatësh në komunën Sesto San Giovanni në provincën e Milanos.

Mësohet se 6 persona janë plagosur mes tyre dhe 5 anëtarët e një familje shqiptare.

Sipas hetimeve të para shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e një 73-vjeçari italian i cili ka pësuar djegje të rëndë në trup. Banesa e tij është shkatërruar plotësisht.

Në apartamentin ngjitur me të strehohej një familje emigrantësh shqiptarë me 5 anëtarë; një cift i ri në moshën 35 e 32 vjeç, prindërit e njërit prej tyre në moshën 68 e 62 vjeç e djali 10 muajsh.

 

Verifikimet e mëngjesit të sotëm kanë bërë që pallati është deklaruar i pabanueshëm e autoritetet italiane kanë evakuuar të gjithë banorët duke i strehuar në hotelet e zonës.

Bëhet me dije se të plagosurit kanë marrë plagë djegie në trup e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi motivin e këtij shpërthimi por sipas Roberto Di Stefano kryetarit të Bashkisë së komunës Sesto San Giovanni, hetimet e para hedhin dyshimin e shpërthimit të një tubature gazi.”

“Shpërthimi i ngjante një bombe” kanë rrëfyer banorët e pallatit. Ishim në gjumë e na ka trembur shumë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.