E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në këtë 100-vjetor Tirana po lëngon nga masakra
Publik News

Në këtë 100-vjetor Tirana po lëngon nga masakra

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në facebook shkruan se ky 100 vjetor e gjeti Tiranën me më pak godina historike.

Tabaku shkruan se nën udhëheqjen e qeverisë nga Rama dhe të Bashkisë nga Veliaj, Tirana po kthehet përditë e më shumë në një qytet të trishtuar që lëngon nga masakra.

“Këto janë ata qeveritarë që konvertuan një laborator shkencor në Art-Turbinë dhe shkatërruan godinën e Teatrit Kombëtar ndonëse ajo qe ideuar për të promovuar kulturën. Por nëse kërkoni turp në gjithë këto veprime barbare mos u përpiqni të gjeni, pasi fatkeqësisht njeriu që shembi dhe të shkuarën e tij (se me gjasë nuk do të ketë të tillë) po vret dhe të ardhmen e qytetit”, shkruan Tabaku.

Reagimi i Tabaku:

Një muaj më parë krimineli i Tiranës shembi pa asnjë plan dhe pa asnjë projekt gjimnazin Sami Frashëri megjithëse pretendonte se kishte shpenzuar miliona euro nga taksat e qytetarëve për ta rikonstruktuar. Po njësoj veproi dhe gjashtë ditë më parë kur ndoqi një rrugë tërësisht anti-ligjore për të shembur një tjetër godinë historike, godinën e Teatrit Kombëtar.

Pa asnjë projekt ndërtimi, pa asnjë plan, pa asnjë fond por me premtimin që do të marrë kredi 30 milionë euro në kohë pandemie ai hyri si hajni herët në mëngjes për t’ia vjedhur qytetit. Njerëz të tillë të pashpirtë që të vrasin natën dhe të qajnë ditën janë ato që e kanë shkatërruar Tiranën dhe identitetin e saj. Gënjeshtarët e pacipë që premtojnë 0 leje ndërtimi dhe më pas duan të zhdukin çdo gjurmë qyteti për ta mbushur me kulla, që kthehen në lavatriçe të parave të pista ndërsa zhubrosin dhe hedhin tutje historinë e qytetit.

Këto janë ata qeveritarë që konvertuan një laborator shkencor në Art-Turbinë dhe shkatërruan godinën e Teatrit Kombëtar ndonëse ajo qe ideuar për të promovuar kulturën. Por nëse kërkoni turp në gjithë këto veprime barbare mos u përpiqni të gjeni, pasi fatkeqësisht njeriu që shembi dhe të shkuarën e tij (se me gjasë nuk do të ketë të tillë) po vret dhe të ardhmen e qytetit.

Tirana këtë vit mbush 100 vite si kryeqytet, fatkeqësisht sot ka gjithnjë e më pak godina historike. Kanë punuar intensivisht të shkatërrojnë çdo copëz historie nën histerinë e vazhdueshme të pasurimit dhe pushtetit absolut. Tirana po kthehet përditë e më shumë në një qytet të trishtuar që lëngon nga masakra e një kryeministri që e ka dhunuar 3 mandate rresht dhe një mashtruesi që është i gatshëm të shkelë gjithçka vetëm për të fituar më shumë pushtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.