Në mbrojtje të identitetit, banorët e “Anës së Malit” përleshen me policinë malazeze
Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme mes banorëve të “Ana e Malit” dhe disa shtetasve malazezë, ku mes tyre është futur dhe policia.
Sipas asaj që bën me dije “Ulqini Sot”, disa persona kanë deklaruar se Shasi, (pjesë e trojeve shqiptare) është tokë serbe.
JOQ.al mëson se ka qenë prifti malazez Amfillohija ai që ka mbërritur në tokën ku ka patur rreth 365 kisha katolike shqiptare dhe i ka pagëzuar ato si kisha serbe, me faktin se janë në tokën serbe.
Të revoltuar, banorët nuk i kanë kursyer fjalët dhe janë përleshur me priftin, njerëzit e tij dhe policinë, për të dalë në mbrojtje të identitetit të tyre shqiptar.
Ata i kanë dalë në mbrojtje edhe kalasë pellazgo-ilire, duke bërë të mundur dhe ndalimin e hyrjes së tyre në Shas.
Pamjet më poshtë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



