E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pritje të opozitës së përsosur
Lajme

Në pritje të opozitës së përsosur

Sot vendosëm të mblidhnim bashkë një front të përsosur masiv për ndryshimin e qeverisjes dhe shpëtimin e vendit.
Morëm listën me 2 milionë shqiptarë. Që fronti të jetë i denjë hoqëm:
– ata që kemi inat se na kanë sharë në rrjete sociale,
– ish-komunistët e bërë demokratë
– ish-demokratët e bërë rilindas
– ata që nuk frymëzojnë më
– ata që nuk kanë ide gjeniale
– ata që duan qeveri të ndershme, por vjedhin nga pak kur munden
– ata që janë pak si kshu
– soroistët
– ata qe kanë foto me Lali Erin
– këdo që është i vjetër në politikë
– opozitarin Erjon Braçe
– gjithë nëpunësit e shtetit se i paguan Rama
– marksistët e Qorit
– Berishën se nuk e do Agroni dhe Arlindi
– Lapajn se nuk e do Agroni
– Agronin se do të bëhet kryeministër i pari
– intektualët që grijnë sallatë dhe të lodhin kot
– ata që bëjnë sjellje të pahijshme në protestë
– injorantët
– artistët e Lali Erit
– demokratët që hedhin molotovë
– demokratët që shohin Big Brotherin në protestë
– patericat e Ramës
– klyshët e Saliut
– ata që duan të na bëjnë homoseksualë me zor
– tregtarët e pakicës që rrisin çmimet për Vit të Ri
– tregtarët e shumicës që u rrisin çmimet tregtarëve të pakicës për Vit të Ri
– ata që nuk kuptojnë se çmimet i rrit kërkesa jo teka
– deputetët e listave të mbyllura
– deputetët që votuan për listat e mbyllura
– votuesit e deputetëve që votuan për listat e mbyllura.
– të tjerë me probleme të ndryshme.
Pasi i hoqëm të gjithë këta nga lista e frontit të bashkuar antiqeveri na rezultoi se kishte mbetur vetëm një shqiptar dhe ajo nuk ishte e mundur, Nënë Tereza.
Madje dhamë dorëheqjen dhe ne se na zunë kriteret tona.
Tani kemi dy opsione: ose do rrijmë në kafe të presim atë helikopterin e Maduros, ose TE BEJME NJE LISTE ME ATA QE DUAN TE VIJNE PER QELLIMIN E PERBASHKET. Si thoni ju?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.