Në Shqipëri vriten 3 gra brenda ditës, Rama shkon në Peskara që t’i varin medaljen në qafë
Ndërkohë që ditën e sotme ndodhi një ngjarje tepër e rëndë kriminale ku humbën jetën tre gra dhe u plagosën tre të tjera, kryeministri shqiptar Edi Rama gjeti kohë dhe shkoi në Peskara të Italisë.
Sipas ATSH, agjencisë shtetërore të lajmeve që paguhet me taksat tona për t’i bërë fresk qeverisë, Rama mori një medalje nga një universitet në këtë qytet.
Bëhet fjalë për “Urdhrin e Minervës” i cili iu dha nga universiteti “Gabriele d’Annunzio” me motivacionin e qesharak për kontributin e tij ndaj shtetit italian gjatë pandemisë së COVID-19.
Se çfarë kontributi mund të ketë dhënë Rama në Itali, vetëm në Peskara mund ta dinë.
Gjithsesi kaq mjaftoi dhe Ramës ia varën në qafë ditën e sotme në mes të Peskarës. Medaljen, natyrisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



