Negociatat me BE, Sot shqyrtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët
Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE po vijon me ritme të shpejta.
Sot në Bruksel po bëhen takime dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve.
Në këtë grup bëjnë pjesë katër liritë themelore të tregut të përbashkët të BE-së si lëvizja e njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, krahas politikës së konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit.
Kujtojmë se një ditë më parë përfundoi procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



