Negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein takojnë Ramen e Metën
Zv.presidenti i PPE-së, David McAllister, dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein kanë mbërritur sot në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike.
Sipas burimeve, fillimisht dy negociatorët gjermanë, McAllister dhe Fleckenstein, zhvilluan takime me dy drejtuesit e koalicionit të majtë, Rama e Meta.
Ata synojnë të arrijnë një marrëveshjeje të dakordësuar mes palëve, që do të çojë në realizimin e zgjedhjeve më 28 qershor.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla kanë shkuar në zyrat e Kryesisë së Kuvendit ku së bashku me Metën ka nisur takimi me dy zyrtarët e huaj.
Në orën 16:00 David McAllister do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu. Po ditën e sotme, Ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta për të diskutuar për dialogun e sotëm. Pa pas ambasadorëve Meta u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



