E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna i jep gabimisht mbidozë ibuprofeni, 12-vjeçari në rrezik për jetën
Publik News

Nëna i jep gabimisht mbidozë ibuprofeni, 12-vjeçari në rrezik për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një 12-vjeçar është paraqitur në urgjencë, pasi kishte pirë doza të mëdha ibuprofeni. Vogëlushi nga Ukraina mësohet se është transportuar menjëherë me helikopter drejt spitalit të Traumës.

12-vjeçari është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Për rrjedhojë është intoksikuar me këtë medikament. Medikamenti iu dha gabimisht fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi se po e mjekonte për diarrenë me loperamid.

Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë. Megjithatë gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme, por për mjekim më të specializuar u transportua me helikopter drejt Tiranës.

12 vjecari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.