E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënshtetësia shqiptare/ Presidenti: Kryepeshkopi Janullatos i plotësonte të gjitha kriteret
Lajme

Nënshtetësia shqiptare/ Presidenti: Kryepeshkopi Janullatos i plotësonte të gjitha kriteret

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, presidenti i vendit, Ilir Meta, ka komentuar dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Meta shprehet i bindur për vendimin e tij bazuar në atë çka parashikon ligji. Ai pohoise Kryepeshkopi Janullatos i plotësonte të gjitha kriteret dhe e meriton nënshtetësinë shqiptare. Ai është një figurë e adhuruar jo vetëm nga besimtarët ortodoksë shqiptarë por edhe një personalitet i lartë botëror. Fortlumturia e Tij nuk është një klerik i zakonshëm.Ai është një personalitet i lartë,është filozof, është shkencëtar,është idealist dhe me një shpirt human…

“Ishte një bindje e imja e plotë institucionale. U binda nga ligji për shtetësinë. Kryepeshkopi Janullatos i plotësonte të gjitha kriteret dhe e meriton plotësisht shtetësinë shqiptare”.

Ndërsa i pyetur provokueshëm nga moderatoi Blendi Fevziu, se kriteret përfshijë dhe gjuhën dhe a e plotësonte Kryepeshkopi këtë kusht, presidenti Meta ka bërë një krahasim midis këtij të fundit dhe ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Ganni De Biase, i fundit ky që ka marrë shtetësinë shqiptare.

“Nuk është se De biasi e flet më mirë gjuhën shqipe se Fortlumturia e Tij, por e ka marrë shtetësinë shqiptare”, është përgjigjur Presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.