E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse SPAK është me USA, Rama-Balluku janë narco-organizatë
Lajme

Nëse SPAK është me USA, Rama-Balluku janë narco-organizatë

Basir Çollaku | Opinion | Publik.al

Një pëllumb-majmun dosjesh, i pandreqshëm, i krisur dhe dreqnisht i informuar, më pyet, a ka ndonjëri në SPAK lidhje me firmën Vega?! Heshta. Por..
E lëmë gjatë ditëve xhevapin…
Kthehemi te Rama-Balluku Organizata Kriminale sulmuese për të marrë peng Kushtetuesen për të shpëtuar nga prangat. Përkohësisht.
I pandehuri i radhës Edi Rama po ushtron presion të përditshëm ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mos hapur rrugën e ndjekjes së afërt penale për të. Ka hapur tezgën e paaftësisë ligjore duke lexuar opinione si vendime. Sokëllin se hajdutët ministra si e pandehura Balluku nuk mund të preken.
SPAK nuk duhet të vonojë për heqjen e imunitetit e masë arresti ndaj Ballukut e të thellojë hetimet ndaj Ramës. Nëse do të hetojë vjedhjet e shekullit me dhunë nga qeveria të parasë publike. Miliardave. Në të kundërt të lërë Belindën shefe të hetimit të dosjes së saj e shefit të vet.!! Nëse Kushtetuesja i bindet Ramës e të votojë qaramanllëqet e tij, të mbyllë qepenat e të shkojnë të marrin ndonjë leje strategjike te ai, bashkë me trafikantët e drogës
Një model..
Një ndër njoftimet e ditëve të fundit të Strukturës së Posaçme deklaron punën e përbashkët me partnerët dhe goditjen e 4 grupeve kriminale 2 në Itali një në Shqipëri e një në Turqi
Akuzë kontrabandim të personave nga Lindja e Mesme Irak, Siri, Egjypt, për në Itali dhe BE, për shuma nga 5 deri në 10 mijë euro dhe janë provuar rreth 1200 raste. Nëse merret bruto, pa kosto shpenzimesh e ryshfetesh të skemës, flitet për një aferë të paligjshme nga 6-deri në 12 milionë euro. Katër shtete të angazhuara në hetim. Punë e paqme drejtësie.
Po Rama?!
Po Balluku?
Kemi në dosjen “Rama-Balluku” deri tani në fillim të hetimit, Llogaranë dhe Unazën e Tiranës, pesë të pandehur e shumëfish në hetim vepra mbi 600 milionë euro e 12 miliard tenderime. Krahasuar me katër grupet kriminale, kjo vjedhje e qarkullim monetar është një ushtri kriminale me së paku 150 deri në 200 grupe kriminale. Zyrtarisht ende nuk kemi asnjë!!!
Por Struktura e Posaçme ende ka si akuzë, poezinë shkelje e barazisë në tendera!! Kjo është e rëndë nëse zgjat. Organizata po qesh e tallet.
Përse prokurori nuk e ngre këtë akuzë, organizatë kriminale, ku mjaftojnë faktet e deritanishme të njohura?!
Turqit nuk kanë bërë kokërr punë kanë marrë si seskserë 50 milionë euro dhe jemi ende te shkelja?! Kjo është vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, nga një organizatë kriminale. Dhe nga mesazhet e publikuara krerë të organizatës kriminale të vjedhjes, janë Balluku dhe Rama.
Po të tjerat?!
Aeroporti i Vlorës, mbi 100 milionë euro, termocentralet e energjisë 120 milionë euro, rruga Thumanë Kashar koncension 1.2 miliardë euro, rruga e Arbrit afro 600 milionë euro ende mes shembjeve e tunelit në rrezik, Qukës- Qafë-Plloçë afër 360 milionë euro?! E masakruar. A janë firmtarët Rama e Balluku.?! Po. A thirreshin në zyrat e ministrisë nga Rama e Balluku fituesit për të votuar?! Po.
Nuk mjafton kjo??!
A ishte Balluku ministria monitoruese e inceneratorit të Tiranës dhe Elbasan e Fier? Përse nuk ka akuzë për këtë?! A është kjo amnisti?!
Sa para të trafikut të kokainës hanë pastruar në këto miliarda investime?! A po hetohet i sanksionuari nga USA, Luftar Hysa, për bizneset e pastrimet e “Sinaloa”, edhe në Shqipëri, i mirëpritur këshilluar, ndihmuar, lejuar nga Rama?
Rama është fundosur nga katër goditje të pashërueshme në pak javë. Raporti OSCE-ODIHR më i ziu në 35 vite ku për herë të parë thuhej se parti-shtet ishin një dhe krimi i organizuar ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve. Narco-Kuvend. Progres Raporti një fotokopje e atij zgjedhor. Kryedosja Rama-Balluku ku ai do të jetë i bashkëpandehur. Dhe amerikanët vijnë me dosjen Narco-Rama. Për herë të parë në 35 vite Presidenti dhe sekretari i shtetit Trump dhe Rubio, në urimin e pavarësisë së 113-të, theksojnë luftën kundër krimit të organizuar, karteleve terroriste të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to. Ky është hapur një sanksionim qeveritar. Ata janë bashkëpunëtorët. SHBA po thotë se KM shqiptar nuk është partner i tyre. Aleanca NATO, nuk merr mesazhe sigurie prej tij. Ai është ortaku narco-komunist i Soros. Orët e Ramës po zerohen. Paratë e fshehura të mafias dhe korrupsionit vjedhur prej tij e çetës së tij kriminale janë zbuluar. Vendi nuk do të ketë më KM Ramën. Asnjë anëtar tjetër të organizatës nuk do të ketë mundësi për ta zëvëndësuar. Nuk bëhet fjalë për procedurë por vjedhje me dhunë e qeveritarëve me në krye KM, bashkë me trafikantët. Kanë hyrë duke vjedhur me dhunë me thasë në buxhetin e shtetit. Hapur. PD dhe Opozita duhet të jenë të qartë e seroiz në ekstrem. Kush vrapon të punësohet te hallet e Ramës fiton shumë miliona të kollajtë sot, por nesër do të jetë viktima e një të pandehuri, pjesë ndihmëse e organizatës. Deputet, kandidat, funksionar, pretendues, diplomat, ambasador, ambiciolog, mediatik, apo çfarëdo qoftë tjetër. Mos i kërkoni rrënjët e PD te portofoli i Ramës. Ai do të shembet shpejt dhe do të marrë me vete organizatën, si dhe borderonë e saj, matanë çdo gardhi..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.