E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nesër, dita më e acartë”, sinoptikania: Nga e mërkura tërhiqet i ftohti, çfarë na pret deri në fund të janarit
Lajme

“Nesër, dita më e acartë”, sinoptikania: Nga e mërkura tërhiqet i ftohti, çfarë na pret deri në fund të janarit

Sinoptikania Lajda Porja sqaron  se dita e martë parashikohet të jetë dita më e ftohtë e këtij acari, ku temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në minus 17 gradë celsius, ndërsa në Tiranë pritet të zbresë deri në minus 5 gradë.

Sipas sinoptikanes, vala e të ftohtit pritet të tërhiqet nga Shqipëria ditën e mërkurë, ku moti do të vijojë i kthjellët dhe me temperatura normale për muajin janar.

“Temperaturat me ulje janë kryesisht në Qarkun e Dibrës dhe Korçës. Kryeqyteti ka shënuar minus 3 ose 4 gradë, që nuk është ndonjë temperaturë. Tirana edhe nesër me rezerva nuk shkon më shumë se minus 5, ku parashikohet të jetë edhe dita më e ftohtë e këtij acari. Zonat më të ftohta janë Qarku i Elbasanit dhe Beratit, ku priten temperatura deri në minus 8 gradë, ndërsa më problematike janë zonat malore, ku temperaturat minimale e maksimale janë në minus, ku flasim për deri në minus 17 gradë.

Ka një tërheqje të valës së të ftohtit ditën e mërkurë, ku pritet një rritje e temperaturave, dhe mbeten minus 5-6 në zonat malore. Aktualisht temperaturat janë 10-11 gradë më të ulëta se zakonisht në janar. Pas të mërkurës, deri të premten, pritet që moti të jetë i kthjellët. E premtja parashikohet të sjellë shumë pak reshje dëbore të dobëta në zonat malore. Duhet thënë që janari mbyllet i thatë me reshje shumë të pakta dhe temperatura 2-3 gradë më të ulëta se ç’duhet të jenë”, tha sinoptikania.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.