E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër Kosova voton për Komunat, nis heshtja zgjedhore
Politikë

Nesër Kosova voton për Komunat, nis heshtja zgjedhore

Pak pas mesnate në Kosovë hyri në fuqi heshtja zgjedhore, teksa nuk na ndajnë shumë nga zgjedhjet e së dielës. Në këto zgjedhje lokale do të garojnë 48 subjekte politike, nga të cilat 18 janë parti politike, një është një koalicion, 17 nisma qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave nga 165 që janë në garë.

Gjithashtu garojnë më shumë se 5,000 kandidatë për këshilltarë të kuvendeve komunale. Fushata zgjedhore filloi më 16 shtator dhe zgjat deri në mesnatën e 16 tetor.
Për shkak të pandemisë fushata zgjedhore u zhvillua kryesisht përmes mediave dhe rrjeteve sociale. Në pesë ditët e fundit, fushata ishte shumë më aktive dhe me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, gjë që bëri edhe të mos ketë respektim të masave anti-COVID.

Votimi në zgjedhjet e së dielës do të ndiqet nga më shumë se 20,000 vëzhgues, përfaqësues të shoqërisë civile, partive politike, mediave dhe ambasadave të huaja.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që për shkak të zgjedhjeve lokale, të mos zbatohet kufizimi i lëvizjes për anëtarët e vendvotimeve dhe vëzhguesit e zgjedhjeve nga 16 tetori në orën 22:00 deri më 18 tetor në orën 5:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.