E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër zgjedhja e kreut të ri të SPAK, nën vëzhgimin ndërkombëtar
Flash

Nesër zgjedhja e kreut të ri të SPAK, nën vëzhgimin ndërkombëtar

Nesër pritet të bëhet zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), një moment kyç për vijimësinë e punës së këtij institucioni. Pas investimeve të mëdha të BE-së dhe SHBA-së në Strukturën e Posaçme, përfaqësues ndërkombëtarë do të jenë të pranishëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për të monitoruar nga afër procesin e votimit.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Gonzato, do të ndjekë personalisht zgjedhjen, së bashku me përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Gonzato ka kërkuar që procesi të zhvillohet me transparencë, pa ndikime politike, ndërsa drejtuesi i ri duhet të jetë një figurë me integritet të lartë, i pavarur dhe i përkushtuar ndaj standardeve të BE-së.

“Anëtarët e KLP-së duhet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale dhe të sigurojnë që SPAK të drejtohet nga një profesionist me reputacion të padiskutueshëm”, theksohet në komunikatën e BE-së.

Zgjedhja e kreut të SPAK konsiderohet vendimtare për mbijetesën e institucionit. Një figurë e ndikuar nga politika ose me integritet të dyshimtë mund të rrezikonte funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, ndaj KLP-ja është në monitorim të plotë nga ndërkombëtarët.

Edhe Ambasada Britanike ka reaguar duke e cilësuar këtë zgjedhje si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, duke kërkuar që procesi të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent. Përfaqësues të lartë të Ambasadës së SHBA-së do të jenë gjithashtu prezent gjatë zgjedhjes, pavarësisht mungesës së një ambasadori amerikan në Tiranë.

Mandati i drejtuesit aktual të SPAK, Altin Dumani, përfundon më 16 dhjetor. Në garë për pozicionin e ri janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj, ndërsa nesër do të zgjidhet njëri prej tyre si kreu i ri i SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.