E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
New York/ Kamiomi që mbante 300bombola gazi shpërthen në flakë
Bota

New York/ Kamiomi që mbante 300bombola gazi shpërthen në flakë

Nga disa pamje të publikuara në media është bërë me dije se një kamion që mbante qindra bombola gazi ka shpërthyer në flakë pas një përplasje herët në mëngjes të martën në New York City.

Sipas medieve vendase hetuesit janë shprehur se kamioni ka të ngjarë të përmbysej në autostradën Long Island rreth mesnatës pasi kaloi mbi akull.

Kamioni mbante rreth 300 bombola gazi dhe shoferi i tij i tha policisë se ai humbi kontrollin ndërsa u përpoq të shmangte një automjet tjetër që i kishte prerë rrugën.

Raportohet se u deshën orë të tëra që zjarrfikësit të shuanin flakën masive të shkaktuar nga aksidenti.

Shoferi thuhet se ka refuzuar trajtimin mjekësor në vendin e ngjarjes dhe nuk kishte raporte të tjera për ndonjë tjetër të lënduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.