Nga bizneset te dokumentet e MEPJ, kontrollet e SPAK “fundosën” Lefter Kokën, si përfundoi pas hekurave ish-ministri
Gjatë këtyre muajve që Lefter Koka ka qenë nën hetim, SPAK ka kryer kontrolle në bizneset e tij, në dokumentacionet e Ministrisë së Mjedisit, që ai ka drejtuar, si dhe ka kërkuar informacione nga institucionet shtetërore, duke sekuestruar një sërë materialesh dhe duke bërë që sot ta çojë pas hekurave ish-ministrin e LSI.
Në orët në vijim mund të ketë të tjera arrestime, pasi dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha të kohëve të fundit.
Mbi ish-ministrin Koka rëndojnë disa akuza si ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe është ish-zyrtari i parë i arrestuar në lidhje me dosjen e inceneratorëve, pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka shkelje të rënda sa i përket kontratave me inceneratorët.
Referuar burimeve nga Policia e Shtetit, aktualisht Koka ndodhet në banesën e tij në Durrës, pasi efektivët po ushtrojnë kontroll, por pritet që të shoqërohet drejt kryeqytetit për t’u mbajtur në qelitë e paraburgimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



