E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga e enjtja MASKA e DETYRUESHME, ja si do të jenë gjobat. Në faturë shkruhet emri i shkelësit
Publik News

Nga e enjtja MASKA e DETYRUESHME, ja si do të jenë gjobat. Në faturë shkruhet emri i shkelësit

Duke filluar nga dita e enjte, 15 tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në ambientë të mbyllura dhe të hapura.

Qeveria ka vendour që qytetarët që shkelin këtë vendim do të gjobiten, ndërsa gjoba do të paguhet në faturën e energjisë elektrike.

Qytetarët që do të jenë pa maskë do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa në rast të përsëritjes së shkeljes gjoba do të rritet në 6, 9, 12 mijë lekë e me radhë.

Në faturën e energjisë elektrike do të jetë e shënuar se cili person ka bërë shkeljen, së bashku me numrin e kartës së identitetit.

Duke filluar nga 15 tetori, çdo qytetar do të duhet të ketë me vete kartën e identitetit, pasi në rast se kapet nga policia në shkelje dhe nuk ka mjetin e identifikimit, do të shoqërohet në komisariat.

Për sa i përket minorenëve, policia vetëm do t’i këshillojë, ndërsa në ditët në vijim pritet që Ministria e Shëndetësisë të hartojë protokollet e nevojshme për zbatimin e masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.