Nga fama te prangat, Hyseni i ‘Përputhen’ me mallra FAKE
Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Hysen Ramaj, 29 vjeç, ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se tregtonte mallra të falsifikuara me marka të njohura ndërkombëtare.
Sipas Policisë së Tiranës, gjatë një kontrolli të ushtruar në një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”, u konstatuan veshje, çanta, syze dhe ora luksoze, të cilat dyshohet se ishin imitime dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacion që vërtetonte origjinën e tyre.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Ramaj nuk dispononte fatura blerjeje për mallrat e sekuestruara, ndërsa dyshohet se aktiviteti tregtar kryhej pa lëshuar kuponë tatimorë, në shkelje të legjislacionit fiskal.
Në përfundim të veprimeve procedurale, ish-konkurrenti i “Për’puthen” u arrestua.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



