E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Iraku në Fier, kapen nga policia 27 klandestinë
Publik News

Nga Iraku në Fier, kapen nga policia 27 klandestinë

Policia e Fierit ka kapur 27 shtetas irakian të cilët kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Policia thotë se në pranga u vu drejtuesi i automjetit, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë që po transportonte shtetasit e huaj.

“Në kuadër të operacionit rajonal “Joint Action Days” për luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë intensifikuar kontrollet në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara, janë kapur 27 shtetas irakian që kishin destinacion final vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.