E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga mëngjesi në darkë dëgjojmë refrenin: Arsim publik, arsim publik… por Rama vetë  e çon Zahon në  shkollë private
Publik News

Nga mëngjesi në darkë dëgjojmë refrenin: Arsim publik, arsim publik… por Rama vetë e çon Zahon në shkollë private

Zaho, i vogëli i familjes Rama ka nisur sot për herë të parë shkollën.

Ne urojmë të bëhet i dituri i botës dhe një fëmijë i mbarë por rasti i tij ndërkaq tregon dështimin e arsimit publik në Shqipëri.

Nga mëngjesi në darkë, prej vitesh tashmë dëgjojmë si refren të përsëritur: Arsim publik, arsim falas, reformë në arsim etj…

Pa dashur t’i hyjmë çfarë është bërë e çfarë nuk është bërë, na mjafton fakti që kur vjen puna te fëmijët e tyre, politikanët apo njerëzit e pushtetshëm nuk i besojnë arsimit publik në Shqipëri.

Kështu ka bërë edhe vetë kryeministri Rama i cili nuk ka zgjedhur asnjë shkollë fillore shqiptare e publike për të çuar të voglin e tij.

Ndoshta shumëkujt do i shkonte mendja te shkolla ‘Kosova’, një nga më të mirat në fakt që ka vendi ynë, mirëpo Rama ka zgjedhur një shkollë amerikane, mëson newsbomb.al.

Bëhet fjalë për WAT ose “World Academy of Tirana”, një shkollë ku flitet e mësohet vetëm anglisht.

Shkolla ndodhet në Lundër dhe Zahos tashmë do i duhet të shkojë aty çdo ditë nga Surreli.

(Shkolla ku do mësojë Zaho)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.