E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Meta te Zegjineja, Monika Kryemadhi ‘zbërthen’ politikanët
Lajme

Nga Meta te Zegjineja, Monika Kryemadhi ‘zbërthen’ politikanët

“Zegjinenë do doja të shihja në Big Brother, Meta strateg, Rama ja fut të gjithëve”

Edhe pse këtë sezon ishte në rolin e opinionistes, Monika Kryemadhi u shndërrua në një nga personazhet më të komentuar të Big Brother VIP 5, falë reagimeve dhe komenteve të saj gjatë spektaklit.

Në një intervistë për “Pushime On Top”, Kryemadhi foli për politikanët shqiptarë dhe tregoi se cilët prej tyre do të dëshironte të shihte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo i ndau ata edhe sipas roleve që, sipas saj, do të kishin në një format si Big Brother, duke dhënë vlerësime për mënyrën se si sillen dhe funksionojnë në politikë.

Duke folur për ndryshimin e figurës së politikanit shqiptar, Kryemadhi u shpreh:

“Ka ndryshuar fizionomia e politikanit. Nuk është më politikani që është në aparencë shtetar, që merr vendime në kuadër të sovranitetit të vendit. Sot politikani është bërë tregtar. Nuk di çfarë të them por do kisha qejf njëherë Zegjinenë në Big Brother. Se pavarësisht sulmeve që kemi, ajo ka bërë një zgjedhje të rreshtohet përpara një gjëje që edhe ajo nuk është e bindur në atë që bën.”

Kush do të ishte strategu i Big Brother?

Për Kryemadhin, politikani që do të merrte rolin e strategut në shtëpi do të ishte Ilir Meta. Ajo e ndau këtë vlerësim nga marrëdhëniet personale dhe e lidhi me mënyrën se si Meta ka ndërtuar strategjitë e tij politike.

“Strategu i shtëpisë? Për mua strateg politik ka qenë Ilir Meta, pavarësisht marrëdhënieve personale. Ka pasur një objektiv, funksionimi i një strukture shtetërore. Pavarësisht se ajo nuk mund të ekzistojë, ka qenë perfekt në lojën e shahut që ai ndërtonte.”

“Intriganti? Edi Rama”

Kur u pyet se kush do të ishte intriganti i shtëpisë, përgjigjja e Kryemadhit ishte e drejtpërdrejtë.

“Intriganti? Edi Rama. Ja fut të gjithëve. Por do ta haj vetë ndonjë ditë.”

Ndërsa për rolin e “mbretit” të shtëpisë, Kryemadhi tha se politika shqiptare nuk ka një figurë të tillë.

“Mbreti i shtëpisë? Vetëm mbret nuk ka Shqipëria. Edhe në kohën e Skënderbeut, me principata kemi qenë.”

Berisha, “protagonisti i kamerave”

Për rolin e protagonistit të kamerave, Kryemadhi përzgjodhi Sali Berishën, duke e lidhur këtë edhe me moshën e tij dhe me deklaratat e fundit.

“Protragonisti i kamerave? Berisha. Edhe për moshën që ka është protagonist. Unë kam vdekur me atë që ka thënë tani, një maternitet në SPAK. Është shumë lart. Nuk i shkon në mendje një 20-vjeçari.”

Kush do t’i shpëtonte nominimit?

Sipas Kryemadhit, Lul Basha do të ishte politikani që do të kishte më shumë mundësi t’i shpëtonte nominimit.

“Ai që do i shpëtonte nominimit? Lul Basha.”

Ndërsa për banorin më impulsiv, ajo tha se, megjithëse në përgjithësi njerëzit impulsivë janë shpirtmirë, nuk sheh një figurë të tillë në politikën shqiptare, me përjashtim të Erion Braçes.

“Banori më impulsiv. Në përgjithësi impulsivët janë shpirtmirë. Por nuk shoh ndonjë shpirtmirë në politik. Mund të quaj Erion Braçen.”

Paqebërësi dhe lojtari i heshtur

Për rolin e paqebërësit në një Big Brother politik, Kryemadhi zgjodhi Niko Peleshin, ndërsa si “lojtarin e heshtur” përmendi Damian Gjiknurin.

“Paqebërësi? Niko Peleshi.”

“Lojtari i heshtur? Damian Gjiknuri”, u shpreh Kryemadhi.

Në këtë mënyrë, Monika Kryemadhi dha një panoramë të veçantë të politikës shqiptare përmes roleve të një formati televiziv si Big Brother, duke përfshirë në “shtëpinë” e saj hipotetike emra të njohur të politikës dhe duke i karakterizuar sipas mënyrës se si, sipas saj, funksionojnë në skenën politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.