Nga shtëpia mbi 2 mln euro në Surrel, te udhëtimet jashtë për punët private. Basha nxjerr videon: Rama, artist i mashtrimit
Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook nje tjeter videomesazh, mes te cilit numeron nje sere akuzash per kryeministrin Edi Rama, qe e quan artisti i mashtrimit.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Basha shkruan se “Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët”.
Sipas tij, cdo projekt, program dhe politikë e Rames është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
Mesazhi i Bashës
Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




