Ngjarja tragjike në Shkodër, policia del me njoftim të ri: Vajza e mitur që u gjet që u gjet e pajetë në lumin Buna, l s’ka shenja dhune në trup
Policia ka dalë me një njoftim të ri për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme në lumin Buna.
Ekspertët e mjekësisë ligjore nga këqyrja paraprake nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares që u gjet e mbytur në lumë.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë kërkimet e polumbarëve vijojnë ende për gjetjen e trupit të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur, 4 dhe 6-vjeç.
Nga ana tjetër, babai i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës, nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për këtë ngjarje.
Ai ka treguar gjakftohtësi të plotë gjatë shoqërimit në polici dhe ende s’ka dëshmuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



