E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngritja flamurit, parakalimi i trupave të FSK-së e Policisë dhe koncerti i pavarësisë
Politikë

Ngritja flamurit, parakalimi i trupave të FSK-së e Policisë dhe koncerti i pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e pavarësisë. Në mesazhin e tij, Kurti është ndalur edhe te detyra që i pret në të ardhmen, ku synim mbeten të rinjtë.

“Puna e festa për republikën tonë duhet të shkojnë gjithnjë baske. Pavarësia u arrit përmes mundit dhe sakrificës por pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës. Vetëm përmes punës dhe sakrificës e cila i karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës. Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira.

Detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20-vjetori të jenë shtuar dhe shumëfishuar arsyet që të rejat e të rinjtë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë e për një jetë më të mirë.” ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Agjenda në 15 vjetorin e pavarësisë

Në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë parashikuar një sërë aktivitetesh zyrtare.

Qeveria e Kosovës  ka njoftuar për agjendën shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

8:00 – 20:15

Agjenda Shtetërore për shënimin e 15-Vjetorit të Pavarësisë:
08:00 Mbledhje festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 – Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz)

10:30 – Interpretim i Filharmonisë së Kosovës (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
11:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:30 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Prishtinë)
16:15 – Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës
20:15 – Koncerti i Pavarësisë nga RTK (Salla 1 Tetori)

09:15-21:45 Agjenda e Komunës së Prishtinës
09:15 Homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
10:00 Seanca solemne e Kuvendit të Kryeqytetit. (Kuvendi i Kryeqytetit)
10:40 Përfundimi i seancës, I ftuar nderi: Z. Hazir Reka
11:00 Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
12:00 Parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (sheshi “Zahir Pajaziti” (organizim i Qeverisë)
16:00 Prishtina Jazz Orchestra – Koncert për ditën e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë – “Salla e Kuqe”)
20:00 Gala Koncerti i RTK-së “Rrno për me tregue”. Merr pjesë Kryetari Rama. (Salla “1 Tetori”)
21:45 Koncert Morcheeba. (Pallati i Rinisë – “Salla e sporteve”)

10:00 Mbahen garat me kuaj të tërheqjes dhe sfilës. Marrin pjesë qindra pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Macedonia e Veriut dhe me gjerë. (Fshati Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj)
13:00 Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi Solemne për Ditën e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)
14:30 Nisma Socialdemokrate organizon tubimin festiv “Festojmë me Ju!”. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.