E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis ceremonia e inagurimit në Kapitol, Joe Biden do të betohet si president i SHBA-ve, do të betohet dhe Kamala Harris si zëvendësja e tij
Publik News

Nis ceremonia e inagurimit në Kapitol, Joe Biden do të betohet si president i SHBA-ve, do të betohet dhe Kamala Harris si zëvendësja e tij

Biden me bashkëshorten dhe Kamala Harris me bashkëshortin

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Kapitol për ceremoninë e inagurimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden.

Krah tij është shfaqur edhe zëvendës presidentja, Kamala Harris me bashkëshortin. Ajo që vihet re është se të katërt janë të pajisur me maska.

Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin Biden gjatë hyrjes në ndërtesën e Kapitolit. Presidenti pritet të bëjë betimin pak minuta më vonë.

Në inagurimin e Biden, marrin pjesë ish presidentët Bush dhe Obama, Clinton si dhe zv/spresidenti i administratës Trump, Mike Pence.

Joe Biden gjatë inaugurimit në Capitol nuk ka harruar të falenderojë bashkëshorten Jilly Biden e cila sot gjithashtu bëhet Zonja e Parë. ‘’Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin tim.’’- shkruan Biden.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.