E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani
Lajme

Nis ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani

Mbahet sot në Tiranë (2 qershor) ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Nderimet për ish kreun e shtetit, që u nda nga jeta pak ditë më parë, nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Që prej ditës së djeshme, arkëmorti i ish-kreut të shtetit është vendosur në sallën “Skëndërbeu” në presidencë, ku familjarët pritën mesazhet e ngushëllimit. Ndërkohë, sot Bujar Nishatin do t’i jepet lamtumira e fundit.

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta ishte i pari që zhvilloi këtë të enjte homazhet në orë 10:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.