E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis seanca/ Kolegji Zgjedhor shqyrton padinë e PS-së, selia rozë kërkon shkurtimin e listave të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit
Publik News

Nis seanca/ Kolegji Zgjedhor shqyrton padinë e PS-së, selia rozë kërkon shkurtimin e listave të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit

Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e padisë së Partisë Socialiste lidhur me listat e paraqitura nga Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim, për zgjedhjet e 25 prillit. 

Kolegji

 

 

Sjellim në vëmendje që selia rozë paditi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për lejimin e listës me 222 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike.

Ankimimi erdhi pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.

Në seancën e mbajtur sot përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se kandidimi me shumë kandidatë prish sistemin. Po ashtu ai u shpreh se numri i lartë i kandidatëve do të ndikonte në fletën e votimit, konfigurimi i së cilës duhet të jetë i qartë.

“Koalicioni i PD ka sjellë 222 emra.  KQZ i pranoi 153 emra, me vendim të Komisionerit Celibashi. KAS pranoi kërkesën e PD për të regjistruar të gjithë kandidatët. Ne e kundërshtojmë. Palët nuk kanë mundësi të barabartë. Kjo sjell probleme me fletën e votimit por edhe me votën parapëlqyese. Fleta e votimit do të ngarkohet dhe do të bëhet e vështirë të kalohet herësi nga ata që janë në pjesën e poshtme të listës. PD e ka taktikë elektorale të mos thyet renditja nga asnjë”, ka thënë Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.